DURRËS, 23 shkurt 2014 –  Karabinierët e qytezës së Monte Uranos (rreth 50 km larg portit të Ankonës) arrestuan në flagrancë dy shqiptarë: Kristjan Palin, 20 vjeç, dhe Kristjan Seferin, 19 vjeç. Ky i fundit ishte klandestin në Itali dhe, ndonëse vetëm 19 vjeç, kishte disa precedentë penalë për vjedhje dhe dhunë ndaj personit. Të dy shqiptarët u kapën ndërsa po përpiqeshin të thyenin dyert e pasme të dy shtëpive në qendër të qytezës, duke përdorur pajisje për hapje bravash dhe aparat për prerje me oksigjen. Pas arrestimit në flagrancë, ata u dërguan në burgun lokal të qytetit të Fermos, në Rajonin e Markes.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/