DURRËS, 21 shkurt 2014 – Gjykata e Kasacionit në Itali dënoi katër shqiptarë me vendim të formës së prerë për të paktën tre raste vjedhje banesash me dhunë. Tre vjedhjet u kryen në tre qyteza të ndryshme në provincën e Gjenovës nga data 15 qershor deri në 21 qershor 2012. Në këto tre banesa u vodhën para kesh (euro), orë të markës “Rolex”, arturina të ndryshme, telekamera, karta krediti dhe  dy celularë (në foto). Pikërisht telefonata e bërë me njërin nga dy celularët i ndihmoi policët italianë të binin në gjurmët e hajdutëve. Pas një odiseje gjyqësore, më së fundi, Gjykata e Kasacionit, me vendim të formës së prerë, dënoi Alfred Mecin, 25 vjeç, me 6 vjet burg; Nik Bajën, 24 vjeç, dhe Agustin Canin. 40 vjeç me nga 8 vjet burg secilin, ndërsa Eglisen Tola (në foto, në momentin e arrestimit), 25 vjeç, i konsideruar nga gjykata italiane si kapobandë, u dënua me 8 vjet dhe 6 muaj burg.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/