Një 21- vjeçar shqiptar që ishte kthyer në rrezik për shumë shoferë, është arrestuar nga policia italiane. Duke përfituar nga dashamirësia e drejtuesve të automjeteve, i riu i kërcënonte me anë të një kaçavide dhe kishte si synim grabitjen e tyre.
U. F është arrestuar nga policia e Trentos, pas pëpjekjeve për të sulmuar dhe rrëmbyer tre shoferë.
Pasi i ndalonte ata në rrugë, përpiqej 21- vjeçari përpiqej të hynte me forcë brenda makinës, me qëllim rrëmbimin.
Shoferët kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka identifikuar shumë shpejt shqiptarin.
Pas një arratisje të shkurtër dhe përleshje me policinë, ai është arrestuar dhe do të dalë përpara gjykatës gjatë ditës së nesërme për tentativë vjedhje dhe lëndime personale.





