DURRËS, 24 shkurt 2014 – Klaudio Xhetani, vetëm 22 vjeç, banues në qytetin port të Savonës në Itali, u dëbua për në Shqipëri. Ndonëse mjaft i ri, Klaudioja ka një skedë penale mjaft të “pasur”. Në vitin 2010, kur ishte vetëm 18 vjeç, dy herë u përball me drejtësinë (në mars dhe qershor) duke u dënuar me katër muaj burg për rrahje masive në një lokal në rrugën “XX Settembre” në Savona, afër ndërtesës së gjykatës (7 shqiptarë që po përpiqeshin të fshiheshin duke u larguar me makinë, në atë kohë, 2010: Oltion Shkodra, 21 vjeç, Granit Trezhnjeva, 27 vjeç, Shkelzen Elezaj, 23 vjeç, Emilian Troci, 24 vjeç, Edison Lleshi, 20 vjeç, Adriatik Kola, 24 vjeç, Klaudio Xhetani, 18 vjeç, shih: yasni.info/ext.php?url=http%3A%2F%2Fwww.savonanews.it%2F2010%2F06%2F01%2Fmobile%2Fleggi-notizia%2Farticolo%2Fsavona-rissa-albanesigrillo-un-caso-intollerabile). Në vitin 2011 ka shtënë me armën, që e mbante pa leje, në publik me qëllim për të trembur një tjetër shqiptar. Episod i ndodhur në rrugën “Trince”, po në Savona. Në vitin 2012 u dënua me katër muaj burg për përleshje me karabinierët në hyrjen e diskotekës “Alborada”. Në 2013 u dënua me një vit e tetë muaj burg dhe 700 euro gjobë për armëmbajtje pa leje, të shtëna me armë në vend publik dhe plagosje të lehtë. Kjo karrierë kriminale mori fund 21 shkurt 2014, teksa policia, duke zbatuar një urdhër dëbimi, e shoqëroi shqiptarin deri në Bari, për t’u imbarkuar në tragetin e radhës për në Durrës.
/gje. th. agjencia lajmeve “Dyrrah”/





