Një qytetare nga Durrësi ka humbur jetën nga koronavirusi në Itali.

Mësohet se 69-vjeçarja Shpresa Reçi (Allkanjari) banonte në qytetin Lod në afërsi të Milanos.

E ndjera kishte emigruar nga Durrësi në shtetin fqinj 20 vite më parë, në vitin 2020, ku kishte ndërtuar jetën së bashku me familjen e saj.

Mësohet se 69-vjeçarja ka humbur jetën në shtratin e spitalit të qytetit ku banonte pasi humbi betejën me koronavirusin.

Të afërmit e saj bëjnë me dije se edhe bashkëshorti i Shpresës është I prekur nga COVID-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Bashkëshortët Allkanjari janë prindër të tre fëmijëve.