Një grua nga Durrësi ka humbur jetën nga koronavirusi.

“DurrësLajm” mëson se gruaja e moshës rreth 56 vjeçe ishte në Itali ku edhe është prekur nga virusi vdekjeprurës.

Viktima, me mbiemër Shera ndodhej në Itali për tu mjekuar për sëmundjen e diabetit ndërsa është infektuar nga koronavirusi.

Trupi i viktimës ka ardhur sot në qytetin e saj të lindjes dhe do dërgohet në varreza.