ITALI,17 tetor 2013  – Një shtetas kosovar ka ekzekutuar me armë zjarri ish-gruan dhe vajzën e tij 20-vjeçare, rreth orës 19:00 mbrëme  në Pescina të Italisë. Sipas mediave të shtetit fqinj, nënë e bijë, Fatime dhe Senada, janë vrarë me pistoletë nga Veli Selmanaj, i cili është ndaluar nga policia menjëherë pas ngjarjes. Çifti kishte 7 fëmijë dhe ishte divorcuar prej pak kohësh. Nënë e bijë, me origjinë nga Kosova, jetonin prej vitesh dhe punonin në një ndërmarrje bujqësore. Nga të dhënat e para mësohet se gruaja dhe vajza janë qëlluar me pistoletë pranë një supermarketi, në afërsi të fermës ku punonin. Burri ishte kthyer prej pak kohësh nga Gjermania dhe punonte në veri të Italisë, por kohët e fundit ishte parë në zonën ku ndodhi ngjarja. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të krimit të rëndë.