Itali, 10 mars 2014 – 23 vjet më parë Kozeta Zhiti ishte një nga 960 refugjatët shqiptarë, që mbërritën me tren në Savona, pas arratisjes nga skëterra komuniste, Shqipëria e vitit 1991. Kozeta bashkë me të shoqin, që tani banojnë në Finalborgo një qytezë afër portit të Savonës, nuk e patën jetën të lehtë, por me shumë punë e djersë edhe me ndihmën e miqve italianë arritën të plotësojnë ëndrrën e tyre europiane.
Çifti shqiptar ka dy fëmijë, Erionin, që ka mbaruar shkollën e lartë të arteve dhe punon si rregjisor në Torino, dhe Iglin, që ndjek ekonomikun, dega marketing. Interesant është fakti, që Kozeta ish refugjatja e vitit 1991 e mbrojti diplomën me temën e drejta ndërkombëtare dhe pavarësia e Kosovës. Tashmë avokatja rishtare 53 vjeçare punon pranë studios avokatore Nazzareno Siccardi në Savona.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





