Itali, 14 maj 2014 – Shoqëria e fluturimeve ajrore “Livingston”, që nga 2 qershori i këtij viti do të nisë një fluturim të ri, Shqipëri-Itali. Linja do jetë 2 herë në javë dhe do lidhë Aeroportin e Rinasit me Aeroportin e Levaldixhit (Levaldigi) në provincën e Kuneos.
Në 15 maj është parashikuar një aktivitet në Kuneo për të bërë promovimin e këtij destinacioni të ri ajror. Emigranti shqiptar, Benko Gjata, i qendrës kulturore shqiptare “ Vllaznia” dhe kompania “Livingston” do të organizojnë aktivitetin me temë: “Zbulo dhe rizbulo Shqipërinë nëpërmjet kulturës, historisë dhe turizmit”.
Aktivitetin e nderon me praninë e saj edhe këngëtarja shqiptare Jozefina Simoni. Në provincën e Kuneos jetojnë mbi 11 000 shqiptarë, klientë potencialë të këtij destinacioni ajror.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





