4 qershor 2015 – Marcel Maraj, 40 vjeç ishte shpallur në kërkim në Itali, sepse në shkurt 2014 ai në bashkëpunim me 2 italianë po transportonte me furgon 477 kg marijuanë në zonën e Fazanos afër Brindizit. Financierët italianë më në fund në 1 qershor 2015, e arrestuan Marcelin në një qendër tregtare në Fazano, ndërsa po i shiste 520 gramë kokainë dy italianeve nënën e bijë (20 dhe 45 vjeçe).

Kokaina ishte fshehur në një kukull të madhe. Financierët i sekuestruan Marcelit edhe 7 000 euro të dyshura si fryt i trafikut të drogës. Gjykata vendosi masën e arrestit me burg për Marcel Marajn duke pasur parasysh rrethanat rënduese si pasjen e disa precedentëve penalë dhe ndryshimin disa herë të identitetit (3 pasaporta me emra të ndryshëm).

/Gjergj Thanasi agjencia e lajmeve “Dyrrah”/