Bilanci i sotëm italian regjistron 12145 infeksione me koronavirus nga mbi 211 mijë tamponë të kryer.
Po ashtu, autoritetet shëndetësore kanë raportuar 377 viktima, një ulje nga dita e djeshme ku ishin 475 vdekje.
Lombardia kthehet sërish në rajonin më të goditur, me 1693 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Pas saj renditet, Siçilia ndoqi me 1439 infeksione të reja, e ndjekur me Emilia Romagna me 1437.
Që nga fillimi i epidemisë, Italia ka regjistruar mbi 2 milionë e 300 mijë raste dhe 82177 viktima.