Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit, eshte regjistruar një rritje e rasteve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 294,411 testime të realizuara, 12,074 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë, 369 pacientë nuk e kanë fituar betejën me Covid, ndërsa 16,519 persona janë shëruar nga koronavirusi.
Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se në krahasim me të martën ka pasur edhe një rritje tamponësh, ku në 24 orët e fundit janë realizuar 20 mijë më shumë se të martën.
Sakaq Lombardia mbetet rajoni më i prekur, me 1,764 raste, ndjekur nga Campania me 1,575 raste.





