Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 28 352 raste të reja koronavirus. Ky është bilanci ditor në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili raporton dhe për 827 viktima.

Sipas të dhënave, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer më shumë se 222 mijë tamponë në të gjithë vendin.

Lajme të mira vijnë nga spitalet ku është ulur numri i të shtruarve në terapi intensive dhe në pavionet e tjera.

Gjithashtu ulje ka pësuar dhe numri i rasteve aktive me koronavirus, ku gjatë ditës së fundit janë regjistruar 35 467 të shëruar.