Numri i qytetarëve të infektuar me covid-19 vijon të rritet në Itali.

Autoritetet shëndetësore atje, bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 117 raste të reja nga 88 247 testime të realizuara.

Në Itali kanë humbur jetën 22 persona si pasojë e COVID-19. Në spital janë shtruar 182 pacientë, duke e çuar në 1 512 numrin e të shtruarve me koronavirus në spital.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,320,530 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 127,971 qytetarë