Shifrat e të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi në Itali kanë pësuar ulje në 24 orët e fundit.
Për të katërtën ditë me radhë numri i infeksioneve të reja është në ulje.
24 orët e fundit janë regjistruar 3491 raste të reja, dje ishin 3612.
Megjithatë numri i të vdekurve mbetet i lartë. 24 orët e fundit u regjistruan 683 viktima, një ditë më parë ishin 743.
Numri i të shëruarve është rritur, janë 1036 brenda një dite, duke e çuar numrin në total në 9362.





