3 maj 2015 –Policia e Mestres afër Venecias arrestoi tre shqiptarë për vjedhje.
Të arrestuarit janë Sandër Pacani, 35 vjeç pa leje qëndrimi në itali, Mateo Bregu, 26 vjeç pa leje qëndrimi në Itali dhe Miraldo Hoxhaj, 25 vjeç i dëbuar dy herë nga Italia dhe i rifutur në Itali si klandestin. Për herë të fundit Miraldo u dëbua nga Italia më 21 janar 2015 nga Aeroporti i Venecias.
Tre të arrestuarve iu gjetën në banesë kompjutera dhe telefonë celularë të vjedhura në shtëpi të ndryshme.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/