4 qershor 2015 – Muratorit shqiptar 40-vjeçar, i martuar me dy fëmijë me dokumente të rregullta, banues në Piza, i buzëqeshi fati rreth orës 4 të mbasdites së 30 majit.
Ai fitoi xhek-potin kombëtar në një lotari on-line. Xhek-poti i “dhuroi” muratorit shqiptar fiks 101 926 euro neto d.m.th. për shumën e fituar nuk do paguhet asnjë taksë apo tatim. Gëzimi ishte maksimal në familjen e muratorit. Kësaj rradhe me të vertet u kishte ardhur fati në derë.
/Gjergj Thanasi agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





