ITALI, 20 prill 2013 – Giorgio Napolitano pranon rikandidimin për President të Italisë. Lajmin e bëjnë me dije mediat italiane, sipas të cilave njoftimi vjen vetëm pak kohë para raundit të gjashtë për zgjedhjen e presidentit.

“I ndërgjegjshëm për aryset që më prezantohen e në respekt të personalitetit, gjykoj se duhet të ofroj gatishmërinë për atë që më kërkohet”- ka thënë Napolitano.

Ai shton më tej se nuk mund të tërhiqet në një situatë si kjo që po kalon këto kohë Italia.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/