DURRËS, 25 janar 2014 –Shqiptari Ermal Nonaj u dënua nga gjykata e provincës së Astit (Itali) me 8 vjet burg dhe 50 000 euro gjobë për trafik ndërkombëtar droge në trekëndëshin Shqipëri-Itali-Spanjë. Ndonëse 35-vjeçari Ermal Nonaj (në foto), për të mos rënë në sy ishte pajisur me pasaportë te re me emrin Marvi Nonaj nga zyra e gjendjes civile shqiptare, hetimi me mjete speciale i karabinierisë italiane kishte arritur ta identifikonte dhe t’ia dokumentonte trafikun e drogës. Dorin Hadaj, 29 vjeç, bashkëpunëtori i Ermalit, me dokumente të rregullta qëndrimi në Spanjë, u dënua me 6 vjet burg dhe 40 000 euro gjobë, njofton e përditshmja “La Stampa”.

Info

Në prill të 2010-ës u prangos Nonaj. Arrestimi i Hodos u bë në janar 2012, bashkëpunim i policisë spanjolle, Interpolit dhe policisë italiane të Astit, pasi gjatë gjithë kohës që kërkohej, ai fshihej në Shqipëri, Greqi, prej nga fuste dhe drogën në Itali. Nga Greqia shqiptari ishte zhvendosur në Gjermani në Berlin, ku u ndalua nga policia gjermane për t’u ekstraduar drejt Italisë.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/