Arrestohet nga karabinierët në Itali një 24 vjeçar nga Durrësi i shpallur në kërkim, në një hotel të Sant'Egidio në Vibrata. Lajmi është bërë publik në mediat italine. I riu me emër Aldo Tuda, është dënuar me dy vite burg në mungesë, në korrik të 2015.

24-vjeçari mësohet se dy vite më parë ka sulmuar me shkop bejsbolli disa qytetarë të ndodhur në një nga klubet e natës në qytetin e Durrësit, duke plagosur rëndë njërin prej tyre.

Gjatë operacionit të kryer është ndaluar dhe një 30 vjeçar i cili kishte urdhër dëbimi nga Italia, pasi më 24 tetor të vitit të kaluar, në një lokal publik është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, të llojit kokainë.

Shtetasit mësohet se ndanin së bashku dhomën e hotelit në të cilën qëndronin.