·      Bosi menaxhonte gjobat nga “selia” në qytetin bregdetar shqiptar. Anëtarët e bandës duhet të paguanin 50 euro për krerët e klanit si “qira” për sektorët e destinuara për vajzat

MILANO, 24 janar 2014 –Një maksi- operacion i kryer në natën midis së enjtes dhe së premtes (23-24 janar 2014) nga karabinierët e bashkisë së Kantusë, rajoni i Lombardisë dhe koordinuar nga prokuroria e provincave të Komo-s dhe Monxa-s, shkatërroi një organizatë të akuzuar për kontroll prostitucioni në rrugët e dy provincave. Përfunduan në pranga 13 veta me origjinë shqiptare, që vepronin në Lombardi, por me “seli” në Durrës, vendin e tyre të origjinës, ku kishin studiuar harta të territorit dhe ndanin zonat rrugë për rrugë. gjatë hetimit  u hodh dritë mbi një pothuajse sekt, më tepër se rrjet kriminal, me strukturën piramidale dhe hierarkinë tejet të rreptë. Në praktikë, bosi – pas përzgjedhjes të vajzave në Shqipëri, shpesh me metoda të dhunshme – ua shiste, në kuptimin e vërtetë të fjalës, anëtarëve të bandës në Itali. Pastaj, nga atdheu, krerët shqiptarë koordinonin punën në terren me tutorët – deri në nivelin më të ulët – që merreshin me vajzat e shpërngulura në Itali. Anëtarët e bandës duhet të paguanin 50 euro për krerët e klanit si “qira” për sektorët e destinuara për vajzat, njofton e përditshmja italiane “Corriere della Sera”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/