DURRËS, 12 shkurt 2014 – Policia italiane duke filluar nga 6 shkurti organizoi operacionin “Pit Bull”, për neutralizimin e një bande shqiptaro-rumune, që merrej me trafik droge, vjedhje dhe shitblerje sendesh të vjedhura. 22 anëtarë të kësaj bande ranë në duart e policisë së Peruxhia-s, me përjashtim të një shqiptari.
Julian Doko, 25 vjeç, lindur në Elbasan, i shpëtoi operacionit “Pit Bull”, sepse në kohën kur zhvillohej operacioni, ishte me pushime në Nisë të Francës dhe në Monako. Në datën 11 shkurt 2014 policia italiane arriti ta arrestojë në stacionin e trenit Fontivexhe (Fontivegge) të qytetit të Peruxhia-s.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





