DURRËS, 28 janar 2014 –Policia e Bergamos në Itali arrestoi Milantin Dhamo, 21 vjeç, ndërsa kishte me vete 22,4 kilogram kanabis. Policët i gjetën në xhep një faturë fiskale të një kafeneje në periferi të Bergamo-s. Pasi mbajtën nën vëzhgim zonën, policët individualizuan disa persona të dyshimtë, që hynin në një vilë. Nga kontrolli në vilë u zbuluan edhe 23,1 kilogram të tjerë kanabis. Policia ua kaloi organeve gjyqësore materialet e grosistit të kanabisit, Milantin Dhamos. Gjatë operacionit u arrestua edhe një tjetër shqiptar i moshës 38 vjeë i quajtur Gimi Pazcek (Agim Pasha) me precedentë penalë për trafik droge, shruan media e përtejdetit. Operacioni u zhvillua nga Kazerta afër Napolit deri në Bergamo, në veri të Italisë.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





