21 janar 2015 –  Policia e Askolit,  të martën 20 janar 2015 arrestoi tre anëtarë të një bande hajdutësh shqiptarë. Tre shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim si anëtarë të po kësaj bande.

Hajdutët kanë vjedhur të paktë 12 banesa dhe dyqane në zonën nga qyteti i Martinsikuros (Martinsicuro) deri në qytezën e Alba Adriatikës. Banda vidhte para, arturina, orë markash të shtrenjta, autovetura etj.

Policia dyshon se e njëjta bandë mund të ketë kryer edhe rreth 100 vjedhje të tjera. Pas arrestimit të tre hajdutëve, policia gjeti edhe një pjesë të vogël të mallrave të vjedhura prej tyre. Tre të arrestuarit janë:

Roland Çela, 33 vjeç

Aleks Leka, 29 vjeç

Bernard Pjetri, 26 vjeç.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/