14 janar 2015 –  Policia e qytetit të Akuilës (Aquila) në kuadër të operacionit antidrogë “ Drugs in the City” neutralizoi një bandë ndërkombëtare narkotrafikantësh. U arrestuan 19 persona me kombësi italiane, shqiptare, kolumbiane dhe një ukrahinas. Arrestimet u kryen në Akuila, Napoli, Peruxhai, Avecano (Avezzano) e Kasino (Cassino).

Bandës, krahas parave kesh, veturave luksoze e celularëve ju sekuestruan edhe 410 gramë kokainë, 600 gramë hashah, 7 Kg. marijuanë, 10 gramë metanafetaminë. Banda furnizohej në Peruxhia me drogë dhe më pas e shiste me pakicë në Akuila. Aktiviteti i kësaj bande shpërndarësish droge, prej muajsh ishte nën mbikqyrjen e policisë.

Shqiptarët e arrestuar janë:

Elis Llambi, 24 vjeç

Denis Nukaj, 28 vjeç

Redon Bega, 23 vjeç

Elton Llanaj, 33 vjeç

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/