Itali, 27 maj 2014 – Gjykata e qytetit të Neretos në Rajonin e Abrucos filloi procedimin penal ndaj Gramoz Ngjelës, 25 vjeç për përdhunimin në grup të një të miture.

Në vitin 2012, një maroken Youssef Sardi, 28 vjeç, Gramoz Ngjela, 25 vjeç dhe një shqiptar ende i paidentifikuar, me dhunë dhe kërcënime,përdhunuan një vajzë italiane, 17 vjeçe në atë kohë.

Ajo nën ndikimin e prindërve me shenja të qarta të dhunës në trup denoncoi tre përdhunuesit. Marokeni u arrestua dhe u dënua në shkallën e parë të gjykimit me 8 vjet burg .

Për Ngjelën filluan hetimet, por vetëm në 25 maj u hap çështja penale për të në gjykatën e shkallës së parë. Shqiptari tjetër mbetet i paidentifikuar, sepse as marokeni dhe as Ngjela nuk pranojnë të kenë kryer përdhunimin dhe që të kenë njohje me viktimën apo bashkëpunëtorin e tretë. Policia italiane vazhdon hetimet, por beson se shqiptari tjetër është larguar nga Italia në drejtim të Shqipërisë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/