Një shqiptare u ngacmua seksualisht dhe u sulmua brenda zyrës së emigracionit në një komisariat policie në Itali. Sipas medieve italiane, ngjarja ndodhi në Pistoia, ku autori i dyshuar i ngjarjes është një senegalez, i cili akuzohet për tentativë përdhunimi.
Fillimisht ai mësohet se kishte insistuar që gruaja ta ndiqte në tualet, por kur ajo refuzoi, ai e kapi nga krahu dhe u përpoq ta tërhiqte me forcë.
Ishin oficerët e policisë së emigracionit që vunë re se çfarë po ndodhte, të cilët ndërhynë duke shpëtuar gruan nga duart e agresorit. Gjatë kësaj kohe, i lënduar mbeti edhe një prej oficerëve. Ndërsa autori i dyshuar u vu në pranga.





