Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pas përplasjes mes dy bandave, ku dy shqiptarë humbën jetën, ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Ndërkohë, 3 shqiptarë të tjerë që dyshohet se kanë qenë pjesë e sulmit me armë janë identifikuar dhe tashmë janë shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Përplasja me armë mes dy bandave rivale shqiptare ndodhi mbrëmjen e 9 marsit në qendër të Frosinones.

Fillimisht sherri mes tyre nisi brenda Shake Bar, një lokal mjaft i frekuentuar nga të rinjtë në zonë.

Më pas të dy grupet u përballën me njëri-tjetrin në rrugë

Mediat italiane shkruajnë se 4 shqiptarët ishin ulur në një tavolinë në bar, kur dy shqiptarë nga banda tjetër mbërritën dhe filluan të debatojnë.

Më pas, një person ka dalë nga makina dhe ka qëlluar në drejtim të 4 shqiptarëve, ku dy fatkeqësisht humbën jetën.

Të plagosurit janë goditur në kokë, në qafë dhe në gjoks.