02 Mars 2015 –Elton Doku vetëm pak ditë më parë mbushi 35 vjec. Ai mbeti i plagosur në këmbë në një atentat të organizuar kundra tij në Lece të Italisë rreth orës 21 e 30 të së hënës më 1 mars 2015.
Eltoni,ndonëse me kockën e fibias të thyer nga plumbi u tërhoq zvarrë deri te ambulanca e ndihmës së shpejtë, ku pas një mjekimi paraprak të plagëve, u dërgua për tu operuar në Spitalin Vito Fazzi të Leces.
Telashet e Eltonit nuk kanë të sosur. Policia gjatë hetimeve të kryera për të gjetur atentatorët bëri disa kontrolle banesash përfshirë edhe banesën e Elton Dokut. Në banesën e të plagosurit u gjetën 6 gramë heroinë në dy qeska plastike të vogla.
Gjatë kontrollit të makinës së Eltonit u gjet në kroskot një shumë e madhe eurosh. Shuma e saktë nuk bëhet e ditur për efekt të sekretit hetimor. Tashmë policia beson se plagosja e Dokut është kryer në kuadrin e ndarjes së zonave të influencës së bandave, që merren me shpërndarjen e drogës.
Për të evituar ndonjë përsëritje të atentatit Eltoni, ruhet me policë 24 orë në 24 orë në spitalin, ku i është nënshtruar mjekimit intensiv.
/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





