DURRËS, 1 shkurt 2014 –Karabinierët e provincës së Raguzës në Sicili arrestuan dy kushërinj  Endrion Tabaku 20 vjeç dhe Viktor Tabaku 34 vjeç, njofton “Corriere di Ragusa”. Dy kushërinjtë, ndërsa vuanin dënimin me arrest shtëpie të dhënë nga gjykata italiane, vendosën të thyejnë masën e sigurisë. U larguan nga shtëpia, ku po vuanin dënimin dhe dolën shëtitje nëpër qytet për të pirë kafenë në lokalin e preferuar. Një patrullë karabinierësh, e cila po mbante nën vëzhgim lokalin, u vuri prangat kushërinjve Tabaku. Karabinierët i arrestuan kushërinjtë Tabaku, ndërsa kishin me vete 500 gramë marihuanë dhe 1 250 Euro, që dyshohen të jenë të përfituara nga shitja e drogës (foto poshtë).

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/