Italia, 1 tetor 2014 – Roja e Financës italiane në një konferencë shtypi të përbashkët me DDI (Drejtorinë antimafie) bëri publike rezultatet e disa operacioneve antidrogë të realizuara kundra organizatave të strukturuara kriminale me antarë kryesisht nga Shqipëria apo shqiptarë të Kosovës ose të Luginës së Preshevës. Droga e sekuestrua arrin në sasinë e dy tonëve e llojeve: kanabis, hashash, kokainë, dhe ekstazi. Organizatave kriminale në fjalë u janë sekuestruar pasuri të paluajtshme apo aksione në biznese të ndryshme me vlerë 2 milion euro. Pasuritë e sekuestruar përbëhen nga 9 pasuri të patundshme (apartamente, garazhe, lokale), përqindje aksionesh në dy firma ndërtimi, 9 autovetura luksoze, 13 llogari bankare, që përdoreshin nga të arrestuarit etj.

Ndër operacionet e ndërmarra nga financa italiane janë: Operacioni “Vacanze Romane”, në vitin 2010, ku u kapën 15 Kg. kokainë, 3,9 Kg. ekstazi, 1 334 Kg. marihuanë, 54 Kg. hashish. Në operacionin “ Malësori” në vitin 2011 u sekuestruan 530 Kg. marihuanë, 1 Kg. kokainë, 75 000 euro kesh.

Ndër personat e arrestuar në këto operacione janë: Leonard Smakaj, 35 vjec, Daniel Teofil Popaj, 39 vjec, me pasaportë rumune të falsifikuar, Elton Prelashi, Edmond Marku dhe i vëllai  Dimitri Marku si edhe Ditmar Vucaj.

/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/