DURRËS, 27 nëntor 2014 – Duke gdhirë e enjte 27 nëntor, policia e qytetit të Bergamos prangosi një bandë italo-shqiptare narkotrafikantësh. Ata furnizonin tregun e Bergamos me hashish dhe kokainë. Kapo të grupit ishin vëllezërit Pepa nga Kukësi, që kishin marrë me qera Barin “Pepa” në Bergamo. Që nga viti 2012 klubi ishte përdorur si bazë operative për grupin e trafikantëve dhe shpërndarësve të drogës. Nga kontrollet e policisë mbrëmjen e së mërkurës u kapën 3 Kg. marijuanë dhe 5 000 euro kesh, të dyshuara si fryt i trafikut të drogës._3.jpg)
Policia prangosi: Dashamir Pepën lindur në 1986, Dalip Shehun lindur në 1988, Edmond Vocin lindur në 1985, Aurel Dautajn lindur në 1990, Xhelal Lacin, lindur në 1985 dhe Agim Gurin, lindur në 1979. Policia shpalli në kërkim kapobandën Ram Pepën lindur në 1980 në rajonin e Kukësit dhe Besjan Kovacin, lindur në 1979. Policia italiane shpreson, që me ndihmën e kolegëve shqiptarë të prangosë edhe Ramën me Besjanin, të cilët besohen se janë fshehur në Shqipëri.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





