Katër shqiptarë janë vënë në pranga gjatë ditës së sotme në Romë, Itali, pasi me veprimet e tyre do të linin kryeqytetin italian pa ujë. Siç shkruan agjencia ANSA, nëse nuk do të ishte sistemi rezervë i energjisë elektrike, sot Roma do të ishte e gjitha pa ujë.

Shqiptarët e arrestuar akuzohen se kishin vjedhur rrjetin elektrik të impiantit të ujit, por rrjeti rezervë e ka shpëtuar Romën nga katastrofa e mungesës së ujit. Gjatë operacionit të zhvilluar gjatë natës, karabinierët, përveç arrestimit të shqiptarëve, kanë sekuestruar edhe 3 240 kilogramë tela, të gjatë më shumë se 2 kilometra dhe me një vlerë prej 50 mijë eurosh. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 11 lidhje elektrike.

Arrestimi i kater shqiptarëve është bërë gjatë natës, pas një ndjekje të gjatë nga ana e dy patrullave policore. Të gjithë janë të akuzuar për vjedhje dhe sot janë njohur me masat e sigurisë, arrest në burg.