ITALI, 16 shkurt 2013 – Është prezantuar sot në bibliotekën San Giorgio të Pistoias projekti “Shkollë e gjuhës shqipe”. Projekti në fjalë konsiston në zhvillimin e një kursi të gjuhës dhe kulturës shqiptare për fëmijët e vegjël nga 7 deri në 12 vjeç.

Projekti në fjalë është një nismë e organizatës ASSOALBANIA (Sipërmarrës shqiptarë në Itali) në bashkëpunim me komunën e Pistoias, konsullatën shqiptare në Milano dhe komunitetin shqiptar.

Regjistrimet për kursin e gjuhës dhe kulturës shqipe kanë nisur që sot, ndërkohë që mësimet do të zhvillohen nga data 3 mars. Kursi është falas dhe mësuesit që do japin mësim aty janë vullnetarë. Leksionet do të zhvillohen një herë në javë. 

(m.b./AGJENCIA E LAJMEVE "DYRRAH")