12 maj 2015 – Policia e qytetit të Kietit (Chieti) arrestoi 7 shqiptarë dhe një italian për drogë. Shqiptarët e arrestuar janë: Marenglen Metushi, i konsideruar nga policia italiane si kapobandë, Ervis Lala, 31 vjeç, Jetmir Lala, 43 vjeç, Arjan Bruka, 29 vjeç, Hamid Dybeli, 37 vjeç dhe Detjon Metushi, 24 vjeç. Janë shpallur në kërkim si anëtarë të kësaj bande edhe 3 shqiptarë të tjerë me banim në Bergamo, Milano dhe Verona.

Banda kishte ngritur një rrjet të mirë organizuar për shpërndarjen e drogës jo vetëm në qytetin e Kietit, por në të gjithë Rajonin e Abrucos (Abruzzo) dhe më gjerë. Policia gjatë arrestimeve sekuestroi 300 gramë kokainë, 100 gramë heroinë dhe një pistoletë me municionin përkatës.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”