1nëntor 2015 – Një arsenal armësh është sekuestruar mëngjesin e sotëm në Novara të Italisë. Aksioni është bërë nga policia italiane e Novaras dhe armët janë gjetur në banesën e një 57-vjeçari, me profesion punëtor.
Policia italiane bën të ditur se, mes armëve të sekuestruara është gjetur edhe një pushkë karabinë e modelit “Carcano” e njëjta me atë që është përdorur në vitin 1963 kur u vra presidenti i SHBA-së, John F. Kenedi, shkruan Quotidiano Piemontes.
Mes armëve të sekuestruara janë janë, pistoleta gjysëmautomatike, revolver, pushk
ë të shkurtra dhe të gjata, municione mitralozi antiajror, fishekë për armët, bajoneta dhe dorezë hekuri për grushtin.
/portali DurresLajm/