Ministria e Shëndetësisë në Itali ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistuar 19037 raste të reja të infektuar me COVID-19.

Bëhet e ditur se 459 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin.

Ndërkaq, që nga nisja e pandemisë, totali i të infektuarve në vend shkon në 2028354, kurse viktimat kanë kapur shifrën e  71359. Deri më tani në terapi intesive ndodhen 522 pacientë të shtruar, ndërsa 3976 pacientë të tjerë ndodhen në pavionet e tjera Covid.

Në Lombardi u konfirmuan 2,628 raste pozitive ditën e sotme nga 27,942 teste të kryera. Nga raportimet mësohet se provinca më e prekur është Milano, me 878 raste të reja, nga të cilat 332 brenda qytetit të Milanos, pasuar nga Brescia me 366, Pavia me 209 dhe Monza me 183.