29 prill 2015 – Dajlan Koçi, 30 vjeç, në janar 2014 rrëmbeu me forcë duke përdorur një pistoletë me fishek në gojë, një kameriere rumune, që punonte në një lokal në qytezën e Sanata Maria Capua Vertere-s afër Napolit.
Dajlani tentoi të rrëmbente kamerieren, sepse ajo refuzoi t’i shërbente më shumë se tri gota birrë. Pas një viti, Dajlani ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie në qytezën e Rekales (Recale) po afër Napolit. Karabinierët e kapën Dajlanin në Barin “O’Bello” duke pirë kafe, pra duke shkelur masën e sigurisë arrest shtëpie. Karabinierët e prangosën Dajlanin dhe e paditën për shkelje të masës së sigurisë.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/