5 dhjetor 2014 – Karabinierët, të enjten në darkë, datë 4 dhjetor 2014 ushtruan kontroll në një apartament në qendër të qytetit të Sienës. Në apartament banonin dy shqiptarë me dokumente të rregullta qëndrimi në Itali. Roland Duria, 33 vjeç dhe Aurel Lika, 26 vjeç u arrestuan, sepse karabinierët u kapën drogë, sende të vjedhura dhe pajisje për të kryer vjedhje.
Në dhomën e Rolandit u gjetën 112 gramë kokainë në një kuti këpucësh dhe 1 750 euro, që dyshohen si fryt i shitjes së drogës.Në dhomën e Aurelit u gjetën 40 gramë marijuanë, 1700 euro që dyshohen se janë fryt i veprimtarive të kundraligjshme dhe vegla për të kryer vjedhje si dritë dore, pinca, levë, celsa kopiël, kacavida, doreza plastike etj.
Pas arrestimit, ata u dërguan në qelitë e paraburgimit të Sienës.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





