9 mars 2014– Piloti shqiptar Granit Beqiri, 33 vjeç, u përfshi të dielën rreth orës 14 e 30 minuta në një aksident ajror me pasoja të rënda. Avioni i tij ultra i lehtë i tipit “Piper Pa 28” i nisur nga aeroporti i “Pali di kasale Monferrato”, shkolla e fluturimit “Lindbergh Cappa”, ndërsa ulej në aeroportin “Bovone” të qytetit të Aleksandrisë u përplas me pistën. Piloti Granit Beqiri u nxorr i gjallë nga avioni. Ai i kishte të dy këmbët e thyera dhe ishte i mbuluar në gjak. Shoqëruesja e tij, një rumune 24 vjeçare, për fat të keq u nxor e vdekur nga rrënojat e avionit, i cili mbi kabinë kishte të pikturuar flamurin shqiptar.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





