Një 57 vjeçare shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur,  ka humbur jetën pas rrëzimit të një peme në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mantova, ndërsa shqiptarja po hipte në automjetin e saj në momentin kur një pemë u rrëzua për shkak të stuhisë që përfshiu rajonin mbrëmjen e shkuar, duke e zënë poshtë atë.

Si pasojë e goditjes 57-vjeçarja ka gjetur vdekjen.