Vijon të shënojë rritje numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nga 90 mijë testime të kryera kanë rezultuar të prekur me Covid-19 1648 persona, ndërsa gjithashtu raportohen dhe 24 viktima.
Sipas të dhënave zyrtare, që nga nisja e pandemisë vendi fqinj numëron mbi 313 mijë të infektuar dhe 35.875 viktima.
Situata më e rënduar në ditën e fundit ishte në Campania, ndërkohë që nuk kishte asnjë rajon pa raste të prekurish.