1 maj 2015 – Sajmir Sejdini ishte arrestuar në fillim të prillit nga karabinierët me kokainë dhe kanabis. Sapo doli nga burgu, 24 vjecari Sejdini vazhdoi zanatin e shpërndarjes së drogës. Karabinierët e qytezës së Tavianos afër Leces e arrestuan në flagrancë, ndërsa po shiste drogë. Gjatë kontrollit të banesës ju kapën 140 gramë kokainë dhe 1665 euro, të cilat dyshohet se janë fryt i shpërndarjes së drogës. Pas arrestimit Sajmiri u dërgua në Burgun e Leces.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”