5 shtator 2013- Në Itali, Senati miraton marrëveshjen e gazsjellësit TAP. Me 284 vota pro dhe 42 vota kundër, kuvendi italian miratoi marrëveshjen për projektin TAP të gazit, i cili vjen nga Azerbajxhani.Kreu i TAP, Tugland, falenderoi parlamentin italian për aprovimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë këtij projekti.Ai deklaroi se ky është një moment kyç dhe historik dhe se miratimi i marrëveshjes, i paraprin investimit që do të ndërmerret.Vetëm tre ditë më parë, marrëveshja u miratua nga parlamenti grek. Marrëveshja është miratuar nga 3 vendet, Shqipëri, Greqi, Itali.





