Një pallat 3-katësh është shembur rreth orës 2.30 të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit të Katanias, Itali.

Sipas informacioneve të para, pallati është shembur si pasojë e shpërthimit të shkaktuar nga një bombul gazi.

Një e moshuar ka humbur jetën, ndërkohë që 4 të plagosur të tjerë janë gjetur mes rrënojave të pallatit, bën të ditur Ansa.

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, një prej të cilëve një vogëlushe 1-vjeçare.

Nga pallati i shembur kanë mbetur vetëm çatia dhe themelet. Autoritetet kanë evakuuar edhe pallatit ngjitur, për të evituar ndonjë tragjedi tjetër. 

M.P.