Gjatë ditës së sotme, Karabinierët e Venecias në Itali kanë goditur një bandë trafikimi droge, e cila drejtohej nga shqiptarë.
Operacioni i forcave special nis që në orët e para të mëngjësit të datës 11 dhjetor, bastisi të gjithë zonën e Spinea, e cila ishte shndërruar në vend trafikimi marijuane dhe kokaine nga shqiptarët.
Hetimet disa mujore të policisë se Venecias identifikuan se në krye të kësaj organizate kriminale ishin dy të rinj shqiptarë, Pjeter Salca 27 vjeç dhe Vate Salca 23 vjeç, të cilët jetonin në Spineas, në Venecia.
Operacioni disa orësh përfundoi me arrestimin e dy të rinjëve shqiptar, të cilët jo vetëm, që trafikonin drogë, por ishin shndërruar në tmerr për “klientët” e tyre.
Ata kërcënonin, se në qoftë se nuk paguhej menjëherë malli i dhënë prej tyre do të përdhunonin fëmijët dhe të gjithë familjen para syve.