ITALI, 5 prill 2013 – Një grup shqiptarësh dhe italianësh, pjese e një bande kriminale janë arrestuar nga policia italiane në Savona në kuadër të operacionit "Viper".
Në pranga ka rënë kreu i bandës, një shqiptar, i identifikuar si Edmond Gjini, 30 vjeç, rezident në Savona, vëllai Alberti, 40 vjeç, Ylli Lala dhe i vëllai Emirjon Lala, 37 dhe 25 vjeç.
Në pranga kanë rënë edhe Igor Turezzini, 34 vjeç, Ivan Chessa, 34 vjeç. Po ashtu edhe një mik i vëllezërve Gjini, emri i të cilit nuk bëhet me dije për shkak hetimi, i cili dyshohet se është arratisur në Shqipëri.
Po ashtu janë denoncuar edhe tetë persona të tjerë, 4 shqiptarë dhe 4 italianë. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për mashtrim dhe trafik ndërkombëtar të drogës. Arrestimet u kryen pas një hetimi 6 mujor në kuadër të operacionit “Viper”.





