Prej 10 vitesh shpërndanin lëndë narkotike në Padova, Itali. Janë dy shqiptarë që janë vënë në pranga nga policia, pas një hetimi të nisur që në muajin gusht të vitit 2015 dhe që ka përfunduar mesditën e sotme. Prapa hekurave mësohet se janë vënë dy shqiptarët me inicialet G. I., 32 vjeç dhe kolegu i tij, 29-vjeç ari me inicialet D. S. Për policinë ata janë dy bosë lokalë të shpërndarjes së drogave, nga kokaina, heroina dhe ato më të lehtat. 29-vjeçari, sipas policisë, drejtonte një lokal në zonen Candiana në Padova dhe njëkohësisht drejtonte edhe rrjetin e drogës. Ata shpërndanin lëndën narkotike me një makinë tip BMW. Gjatë arrestimeve, policia u ka gjetur dhe 58 gram kokainë.
Itali, shpërndanin drogë prej 10 vitesh, kapen dy trafikantët shqiptarë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Trump: Nuk do ta lejojmë Kinën të na mposhtë në Al dhe kripto
Qëllon me armë në ajër në dasmë, policia nis hetimet ndaj këngëtarit të njohur
Merr flakë një automjet, shkak dyshohet një defekt në impiantin e gazit
Fundjava erdhi! Ja si ta kaloni atë pa stres dhe me energji





