Itali, 4 mars 2014 – Një grup shqiptarësh që kontrollonin trafikun e kokainës dhe heroinës në veri të Italisë janë arrestuar nga karabinierët. Hetimi i ndërmarrë nga reparti operativ nën drejtimin e kapitenit Francesco Bianco ka evidentuar se ishte një grup shqiptarësh ai që furnizonte tregun e drogës në Savonese.

7 shqiptarët që kanë përfunduar mëngjesin e sotëm në pranga janë:

1.     Armand Cyrbja, 25 vjeç, banues në Tortona, ku administronte nje distributor benzine;

2.     Pllum Frashnishta, 25 vjeç, banues në Tortona, i papunë;

3.     Saimir Sulati, 36 vjeç, rezident në Samarate (provincë e Varese-s) ku punon si kopshtar

4.     Drilon Leci, 32 vjeç, murator (i vetmi i cili është lënë në arrest shtepie,

5.     Albjan Milushi, 26 vjeç,

6.     Denis Remziu, 27 vjeç, i cili ndodhej në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale, por tashmë ka përfunduar në burg

7.     Olent Remziu, 24 vjeç, vëllai i Denisit. 

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/