06 Mars 2015 –Karabinierët e qytetit të Ostias afër Romës arrestuan shtetasin shqiptar F.L., 46 vjecar për drogë.
Ai kishte precedentë të shumtë penalë për drogë dhe krime kundra pronës. Gjatë kontrollit të banesës, ku u përdorën edhe qen antidrogë, u gjetën 2,2 Kg. kokainë, një pjesë e së cilës e futur në dhe në kopshtin e shtëpisë.
Në rast shitje me pakicë vlera e drogës së kapur e kalon shumën e një milion eurove. U kapën gjithashtu 40 gramë hashash, 300 gramë substancë përzjerëse për drogën, një peshore precizioni, 8 celularë, një laptop dhe 19 000 euro të prerjeve të ndryshme.
/Gj.Th Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





